Chelsea hidhet në sulm për Chiesa-n, por vetëm nëse largohet Sterling
Chelsea kthehet në garë për Federico Chiesa. Pas shkëmbimit të fundit, që u tentua mes Juventusit dhe Chelsea, por nuk u realizua kurrë, blutë e Londrës i kanë hedhur sytë nga sulmuesi anësor italian.
Ky lloj operacioni do të përparohej nëse Sterling largohet përfundimisht dhe londinezët nuk realizohet transferimi i Osimhen.
Megjithatë, interesimi i Barcelonës për sulmuesin e Juventusit është shumë i fortë dhe për momentin duket se ka avantazh.
Gjithsesi, klubi katalanas është i kufizuar nga problemet ekonomike për t’i regjistruar lojtarët. Kjo është raportuar nga “The Sun”.
Kërkesat e tepërta për paga të Osimhen dhe komplikimet në formulën e operacionit (Chelsea dëshiron ta huazojë) kanë bërë që skuadra e Maresca të vlerësojë objektivat e reja për sulmin, që konsiderohen më ekonomikë.
KOHA JONË SONDAZH

