Chelsea kërkon me ngulm Osimhen, sinjal për largimin e Brojës?
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit, pasi Broja dhe Jackson nuk e kanë bindur trajnerin Pochettino. Një nga të sakrifikuarit pritet që të jetë Conor Gallagher (23 vjeç).
Për mesfushorin ka disa skuadra të interesuara, por Blutë e Londrës kërkojnë që ta shesin në mënyrë përfundimtare për të përfituar fonde për transferimin e një sulmuesi.
Një nga objektivat kryesor në merkato është Victor Osimhen. Ylli i Napolitështë në krye të listës së dëshirave të Chelseat në merkaton e dimrit. Nëse nuk kryhet transferimi i tij, atëherë alternativa është Ivan Toney nga Brentford.
Sa i përket Brojës nuk janë aspak lajme të mira, pasi afrimi i njërit prej tyre do të reduktojë ndjeshëm hapësirat, ndaj dhe sulmuesi shqiptar mund të mendojë dhe ndonjë huazim në një ekip tjetër nga muaji janar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

