Chelsea ndalet ndaj Leeds, Tottenham mundet nga Newcastle

Java e 26-të e Premier League nisi me  ndeshje të mbushura me gola. Në Stamford Bridge, Chelsea u ndal në një barazim 2-2 ndaj Leeds, pavarësisht se kishte kaluar dy herë në avantazh. Golat e Joao Pedro dhe Palmer dukeshin të mjaftueshëm për fitoren, por Nmecha dhe ish-milanisti Okafor shpëtuan një pikë për Leeds.

Newcastle triumfoi 2-1 në fushën e Tottenham, me golin e hapjes nga Thiaw, që shënoi për Magpies, ndërsa Gray shkurtoi diferencën për Tottenham dhe Ramsey vulosi fitoren për miqtë. Bournemouth mori një fitore të vlefshme 2-1 në fushën e Everton.

Rezultatet e ndeshjeve:
Chelsea-Leeds 2-2 – 24’ Joao Pedro (C); 58’ Palmer (C); 67’ Nmecha (L); 73’ Okafor (L)
Everton-Bournemouth 1-2 – 45’ Ndiaye (E); 61’ Rayan (B); 64’ Adli (B)
Tottenham-Newcastle 1-2 – 45’+5’ Thiaw (N); 64’ Gray (T); 68’ Ramsey (N)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?