Chelsea ndryshon qëndrim për Brojën, tani gati ta largojë dhe në huazim

Armando Broja vazhdon të mos jetë i grumbulluar me Chelsean, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që vijon të stërvitet me skuadrën e U21.

E ardhmja e 22-vjeçarit është në pikëpyetje, me shumë klube që interesohen, por që nuk duan të paguajnë 30 milionë paundët që Chelsea kërkon.

“Blutë” e Londrës kanë vendosur përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit kuqezi. Në pamundësi për ta shitur, tashmë Chelsea kërkon ta largojë në huazim Brojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e Joao Felix nga Atletico Madrid dhe Victor Osimhen në horizont, shanset e Brojës për të luajtur me “Blutë” janë zero dhe për këtë arsye, drejtuesit janë dorëzuar dhe tashmë do të dëgjojnë çdo ofertë që vjen nga klubet e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të interesuara për të huazuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare deri më tani janë Milani, Juventus, Everton, Ipsëich, Southampton dhe Stuttgart.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?