Chelsea ngec në barazim dramatik ndaj Burnley-it
Barazim dramatik në Stamford Bridge, ku Chelsea u ndal 1-1 nga Burnley në javën e 27-të të Premier League. Londinezët e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t. João Pedro shfrytëzoi një krosim të saktë nga Pedro Neto dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë e hershme skuadrës së tij.
Chelsea kontrolloi lojën për pjesën më të madhe të takimit, por situata u komplikua në minutën e 72-të, kur Fofana u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë vendasit me dhjetë lojtarë në fushë.
Burnley përfitoi nga epërsia numerike dhe shtoi presionin në minutat e fundit. Kur dukej se Chelsea do ta ruante fitoren, miqtë goditën në kohën shtesë. Në minutën 90+3, pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga James Ward-Prowse, Zian Flemming kërceu më lart se të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur barazimin.
KOHA JONË SONDAZH

