Chelsea nxjerr në shitje 12 futbollistë, mes tyre edhe Armando Brojën
Edicioni i ri pritet të jetë ndryshe nën drejtimin e italianit Enzo Maresca trk Chelsea, ndërkohë që drejtuesit kanë nxjerrë plot 12 futbollistë në merkato.
Te Blutë e Londrës shpresojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e lojtarëve. Për t’i investuar më pas milionat në përforcimin e organikës.
Në listën e futbollistëve me valixhe gati është edhe Armando Broja, edhe pse tekniku i ri nuk do të nxitohet dhe po e sheh nga afër.
Në listën e largimeve bëjnë pjesë edhe emra si Romelu Lukaku, Conor Gallagher apo portieri Kepa Arrizabalaga.
Conor Gallagher
Trevoh Chalobah
Dorde Petrovic
Ben Chilwell
Kepa Arrizabalaga
Romelu Lukaku
Lesley Ugochukwu
Armando Broja
Cesare Casadei
David Datro
Fofana Harvey
Vale Leo Castledine
KOHA JONË SONDAZH

