Chelsea përgatit rikthimin e bujshëm, kërkon Lukakun nga Interi

As Timo Werner dhe as Kai Havertz nuk kanë mundur të përshtaten me futbollin anglez dhe lojën e Chelsea-t. Blutë e Londrës do të hidhen sërish në merkato gjatë kësaj vere. Synimi kryesor do të jetë padyshim Erling Haaland, por për të mbërritur te norvegjezi është një mision i vështirë.

Chelsea së fundmi ka vendosur që të hidhet në sulm për Romelu Lukakun. Mediat angleze bëjnë me dije se klubi londinez ka gati ofertën e çmendur për Interin. Klubi nga “Stamford Bridge” ka gati 100 milionë euro për të bindur zikaltrit që të lirohen nga shërbimet e belgut.

Lukaku është prej dy vitesh pjesë e Interit, teksa u ble nga Manchester United për 74 milionë euro. Sulmuesi belg ka qenë pjesë e Chelsea-t deri në vitin 2014. Edhe City së fundmi ka shfaqur interes për bomberin belg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?