Chelsea pezullon Enzo Fernandez, i dha sinjale Real Madridit në merkato
Trajneri i Chelsea-t, Liam Rosenior, ka marrë vendimin për të lënë jashtë skuadrës mesfushorin Enzo Fernandez për dy sfidat e radhës. Ky dënim vjen pas deklaratave të lojtarit argjentinas gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në, ku ai u shpreh se do t’i pëlqente të jetonte në Madrid, duke e krahasuar qytetin spanjoll me Buenos Aires-in.
Këto komente erdhën në një kohë kur në media përflitej për një interesim nga Real Madrid. Trajneri Rosenior konfirmoi pezullimin në konferencën për shtyp, duke sqaruar se veprimi i futbollistit kishte tejkaluar rregullat e brendshme të klubit.
Si pasojë, 25-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen çerekfinale të FA Cup kundër Port Vale (4 prill) dhe për sfidën e kampionatit ndaj Manchester City-t (12 prill).
KOHA JONË SONDAZH

