Chelsea po punon për largimin e Brojës, Maresca e la në tribunë kundër Realit
Armando Broja është aktivizuar shumë pak në fazën përgatitore në SHBA me Chelsea-n, ndërkohë që ndaj Realit përfundoi në tribunë. Fillimisht u mendua se mos Broja kishte pësuar dëmtim në stërvitjet e fundit me londinezët, por këtë e ka hedhur poshtë trajneri Enco Maresca, i cili pas ndeshjes ka folur me gazetarin e njohur britanik Ben Jacobs, duke bërë të qartë se kishte qenë thjesht vendim i tij.
“Enco Maresca më thotë se Armando Broja nuk ishte lënë jashtë skuadrës së Chelsea që luajti ndaj Real Madrid për çështje dëmtimi”, shkruante Jacobs në rrjetet sociale duke publikuar përgjigjen e trajnerit.
“Ishte thjesht një vendim. Për fatin tonë të mirë ai nuk është i dëmtuar”, janë fjalët e Maresca.
Gazetari më pas e kishte pyetur për të ardhmen e Brojës. “A do të largohet gjatë merkatos? Në këtë moment, të shohim se çfarë do të ndodhë…”, u përgjigj Maresca.
🗣️ Enzo Maresca tells me Armando Broja wasn’t left out the Chelsea squad to play Real Madrid due to injury. “It was just a decision. Luckily for us he’s not injured.
🗣️ Q: “Will he leave this window?”
🗣️ “In this moment, we’ll see what happens…” https://t.co/yOgYXctzvG
— Ben Jacobs (@JacobsBen) August 7, 2024
KOHA JONË SONDAZH

