Chelsea pranë blerjes më të shtrenjtë në historinë e klubit

Kai Havertz është gjithnjë e më pranë një transferimi tek Chelsea. Mediat në Gjermani raportojnë se futbollisti gjerman është në detajet e fundit për kalimin në “Stamford Bridge”.

“Sky Sport” në Gjermani raporton se “Aspirinat” do të arkëtojnë momentalisht shumën e 80 milionë eurove, ndërkohë që 20 milion të tjera mund t’i përfitojnë përmes bonuseve që lidhen me paraqitjet e futbollistit dhe objektivat që Chelsea do të arrijë.

Havertz në ditët në vijim do të kryejë vizitat mjekësore dhe raportohet se 21-vjeçari mund t’i kryejë ato në Londër ditën e shtunë, me leje të DFB. Lampard mezi pret që të ketë nën urdhra një nga lojtarët gjermanë më të talentuar që është në qarkullim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Havertz do të jetë afrimi i 6-të i Chelsea-t në këtë merkato pas mbrojtësve Sarr, Thiago Silva dhe Ben Chillwell, mesfushorit Hakim Ziyech dhe sulmuesit Timo Werner. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?