Chelsea shijon fitoren e parë në Premier League, “tërmet 6 ballësh” ndaj Wolves

Chelsea merr 3 pikët e para në kampiont dhe bën me një fitore të thellë 6-2 në fushën e Wolves. Në pjesën e parë Jackson shënoi që në minutën e dytë, por Cunha barazoi në të 27-tën. Në fundin e 45 minutave të para Palmer realizoi sërish, por Larsen barazoi në shtesë.
Në pjesën e dytë, ishte e gjithë skena për Madueke, i cili dhuroi spektakël, duke shënuar plotë 3 gola. Joao Felix ndërkohë e nisi me gol aventurën e radhës në Londër.
Blutë e Marseca-s në këtë mënyrë shijojnë fitoren e parë pas disfatës kundër Manchester City. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

