Chelsea tremb Interin, bën ofertën e parë për Marash Kumbullën

Futbolli është ndalur prej disa javësh, por interesimi i skuadrave të mëdha nuk është shuar aspak për Marash Kumbullën. Futbollisti i kombëtares sonë është një nga emrat më të kërkuar, teksa së fundmi sipas portalit Arena” në Itali ka ardhur një ofertë konkrete nga Anglia.

Chelsea ka hedhur në tavolinë 23 milionë euro për mbrojtësin e Veronës. Gjithsesi kjo shumë mund të mos mjaftojë, pasi Verona kërkon të paktën 35 milionë euro për të.

Në janar Napoli ofroi 25, dhe sërish u refuzua, ndërkohë që prej kohësh ka interesim konkret nga Interi, që është gati të përfshirë në tratativa dy futbollistë: Dimarcon dhe Edie Salcedo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP