Chelsea zhbllokon sfidën ndaj Milanit, Messi shënon super gol ndaj Benficës (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Mërkurë, 5 Tetor 2022 21:33
Chelsea dhe PSG kanë arritur që të zhbllokojnë sfidat e tyre. Blutë e Londrës kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t kundër Milanit, 1-0.
Fofana përfitoi nga një rrëmujë në zonën e kuqezinjve duke i dhënë avantazhin ekipit londinez.
PSG ndërkohë ka shënuar në transfertën ndaj Benficës. Lionel Messi do të realizonte një super gol me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës që do të shkonte në trekëndësh.
KOHA JONË SONDAZH

