Chermen Valiev shkëlqen në Botërorin e Mundjes, siguron çerekfinalen

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e mundësit shqiptar Chermen Valiev në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në kategorinë deri në 74 kilogramë, stil i lirë, sportisti kuqezi ka regjistruar dy fitore të qarta në duelet hapëse.

Në sfidën e parë, Valiev dominoi plotësisht ndaj mongolit Tugsjargal Erdenebat, duke triumfuar me rezultatin 12-2. E njëjta skenë u përsërit edhe në përballjen e dytë ndaj belgut Ibragim Veliev, ku shqiptari fitoi sërish me të njëjtin rezultat, 12-2.

Me këto suksese, Valiev siguroi kualifikimin mes tetë më të mirëve të botës, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Pasditen e sotme ai do të zbresë sërish në tapet, me objektivin e madh për të hyrë në zonën e medaljeve dhe për të shkruar një faqe të re në historinë e mundjes shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?