Chermen Valiev siguron finalen historike në Botërorin e Mundjes, nesër kërkon të artën

Mundësi shqiptar Chermen Valiev është kualifikuar sot për në finalen e peshës 74 kilogramë të stilit të lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Pas dy fitoreve të thella në fazën eliminatore, 12-2 ndaj mongolit Tugsjrgal Erdenebat dhe po me të njëjtin rezultat ndaj belgut Ibragim Veliev, Valiev vazhdoi marshimin e tij të shkëlqyer edhe në fazat vendimtare.

Në çerekfinale, ai mposhti 7-5 amerikanin David Carr, në një përballje shumë të fortë, ndërsa në gjysmëfinale dhuroi një tjetër spektakël. Përballë rusit Zaurbek Sidakov, Valiev përmbysi rezultatin në sekondat e fundit, duke fituar 6-4 dhe siguruar finalen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një sukses i madh për sportistin kuqezi, i cili të hënën do të ngjitet në tapet për të luftuar për medaljen e artë botërore në kategorinë 74 kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?