Chiara Sofia De Biasi, e bija e trajnerit italian: Jam tifoze me Shqipërinë

Chiara Sofia De Biasi, e bija e trajnerit italian të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë në prag të debutimit të Shqipërisë në evropian,e cila është publikuar në rrjetete sociale edhe nga vetë tekniku i kuqezinjve.

Chiara, përveçse del se mbetet një tifoze e zjarrtë e Shqiëprisë, është edhe një vajzë plot hijeshi.

Përshëndetje Chiara, si është marrëdhënia me babin tuaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Me babain tim kam një marrëdhënie të veçantë, kur isha e vogël ai ishte shpesh larg me punë dhe mezi prisja që të vinte të hënën (dita e pushimit pas ndeshjes të së dielës) kur babi kthehej në shtëpi dhe qëndronte me mua dhe mamin. Edhe tani jemi shpeshherë larg por përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më mirë momentet kur mblidhemi bashkë në Conegliano.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të thërret në emër, apo ke ndonjë nofkë?

Babi më quan në mënyra të ndryshme, kur isha e vogël më quante Pippi, ose “ylli im”, ka qenë gjithnjë shumë i dahsur me mua.

Ai si trajner e ka dëshmuar se është i madh, po për ty si ëhstë si baba?

Babai im, së bashku me mamin, janë njerëzit më të rëndësishëm të jetës time, me të cilët jam thellësisht e lidhur dhe e kuptoj çdo ditë e më shumë se sa me fat jam.

Ke qenë në Shqipëri?

Po isha në Tiranë në tetor me rastin e ceremonisë si honoris causa. Pashë qytetin dhe më pelqeu; mendoj se do të kthehem sërish për të shkuar në jug të Shqipërisë, në Vlorë, Gjirokastër, Butrint, që më tërheqin shumë!

Çfarë di për Shqipërinë?

Nga historia e vendit njoh historinë e heroit të madh, Skënderbeut, të cilën e kisha studiuar që në shkollë.

Sa e përjetoni këtë Evropian në familjen tuaj, pasi për Shqipërinë është hera e parë që merr pjesë në një event të tillë?

Mendoj se babai im bashkë me lojtarët, realizuan një ëndërr të madhe duke u kualifikuar në Evropian. Tani besoj se do të japë maksimumin bashkë me djemtë, kështu që i uroj çdo të mirë.

A është e vështirë të rrish larg babait, sepse De Biasi është sa në Shqipëri, në Austri dhe Francë, si dhe bën shumë udhëtime për të vëzhguar lojtarët?

Tani që jam rritur fakti që jam shpesh larg tij përballohet disi më lehtë, edhe sepse komunikojmë shpesh në whatsapp apo Facebook.. Dhe ndoshta fakti që e takojmë rrallë i jep më shumë vlrë kohës që kalojmë bashkë, kënaqemi më shumë.

Do të shkosh në Francë për Evropianin?

Unë studioj për mjekësi dhe për fat të keq ky muaj përkon me sezonin veror të provimeve, kështu që nuk do të arrij të jem fizikisht e pranishme në Francë por do t’i ndjek të gjitha ndeshjet nga shtëpia, me të njëjtët miq me të cilët ndoqa ndeshjet eliminatore… dhe shpresojmë që kjo të sjellë fat!

Për kë do të bësh tifo, për Shqipërinë apo Italinë?

Natyrisht për Shqipërinë, edhe pse do ta simpatizoj Italinë, duke qenë se janë në grupe të ndryshme! Forza Shqiperia!

Sa njeh nga lojtarët e kombëtares shqiptare? Na thoni 5-6 lojtarë pa kontrolluar në Google ;)….

Do të thosha se i njoh mjaft mirë, edhe sepse kam rrëmuar nëpër letrat e babit dhe i kam mësuar emrat, edhe pse disa prej tyre i njihja edhe më parë nga fama… si  Berisha, Cana, por edhe Xhaka, Hysaj, Mavraj, Gashi…

Me cilën skuadër je në Itali?

Me asnjërën. Kam qenë gjithnjë me atë që ka drejtuar babi.

Ke ndonjë mesazh për babin tënd?

Për babin tim të dashur sa më shumë seukses! Shumë urime!! Forza Shqiperia!!/Panorama Sport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?