Chiesa del duke çaluar nga stërvitja, dëmtohet nga Alex Sandro
Federico Chiesa ka sërish probleme. Sulmuesi i Juventusit u largua nga stërvitja që po zhvillohej në Continassa mëngjesin e sotëm duke çaluar. Episodi ndodhi për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër nga Alex Sandro gjatë ndeshjes stërvitore.
Pas përplasjes së menjëhershme, stafi mjekësor ka hyrë në fushë, teksa duket se bëhet fjalë për një dëmtim në kavilien e djathtë. Ish-lojtari i Fiorentinës fillimisht tentoi të vazhdonte seancën, por më pas u dorëzua dhe u lejua të largohej nga Allegri.
Gjendja e tij duhet të vlerësohet në ditët në vijim, ndërkohë që me shumë mundësi Danilo, Perin, De Sciglio, McKennie dhe Rabiot pritet të mungojnë të dielën ndaj Napolit.
Lajmi i mirë është rikthimi i Moise Kean, por që vështirë se do të luajë. Kundër Napolit pritet të jetë dyshja Vlahovic dhe Yldiz në sulm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

