Chivu: Fati jonë në Champions nuk varet nga ne, Dortmundi i fortë në shtëpi

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka folur për mikrofonat e Sky Sport në prag të përballjes së Champions League kundër Borussia Dortmund, duke pranuar se situata e zikaltërve nuk është ajo që prisnin.

“Kjo është një tjetër garë ku jemi pak mbrapa. Ndoshta kishim pritshmëri të tjera, por e kemi futur vetë veten në një situatë që nuk është optimale, sepse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga të tjerët. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se duam të bëjmë një ndeshje të madhe për të marrë atë që na ka munguar kohët e fundit”, deklaroi Chivu.

Trajneri rumun theksoi se Interi do të zbresë në fushë pa bërë llogari, me mentalitet fitues, si në çdo ndeshje tjetër: “Hyjmë gjithmonë për të fituar, për të qenë dominues dhe për të zhvilluar një paraqitje të madhe. Vetëm në fund të ndeshjes do të shohim se ku jemi realisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për kundërshtarin, Chivu nuk i kurseu vlerësimet për Borussia Dortmund: “Për traditë, histori dhe për atë që përfaqëson në futbollin europian, është një skuadër e nivelit të lartë. Jemi të vetëdijshëm se të luash në këtë stadium nuk është kurrë e lehtë. Janë pak skuadra që arrijnë të marrin rezultate dhe të fitojnë këtu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?