Chivu më i mirë se Inzaghi, e thonë edhe statistikat
Christian Chivu po fiton gjithnjë e më shumë vlerësime për punën e tij në stolin e Interit. Sipas gazetarit italian Sabatini, “Chivu është më i mirë se Inzaghi, jo vetëm në aspektin teknik, por edhe në mënyrën si komunikon dhe në idetë që përcjell. Nga ky këndvështrim, është një gjigant.”
Trajneri rumun, që kishte vetëm 13 ndeshje përvojë në Serie A kur mbërriti në pankinën zikaltër, tashmë po flet si një udhëheqës i vërtetë: në 17 ndeshje ka arritur 12 fitore.
Sabatini thekson se krahasuar me Inzaghin, Chivu po tregon më shumë guxim në zgjedhjet e tij, shpesh lë jashtë emra të mëdhenj si Acerbi, Dumfries, Dimarco apo Barella, por gjithsesi merr rezultate pozitive nga ata që i zëvendësojnë.
Megjithatë, në këtë periudhë mungon kontributi i kapitenit Lautaro Martínez, i cili nuk ka shënuar në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, por vazhdon të jetë titullar pothuajse gjithmonë (11 herë në 13 ndeshje këtë sezon).
KOHA JONË SONDAZH

