Chivu po bën historinë, sulmi më i mirë në 28 vitet e fundit
Interi po përjeton një fillim sezoni të jashtëzakonshëm në aspektin ofensiv. Me 17 gola në kampionat dhe 5 në Champions League, zikaltrit kanë arritur kuotën e 22 golave në 8 ndeshjet e para, një shifër historike që nuk ndodhte që nga sezoni 1997/98.
Në atë kohë, skuadra e drejtuar nga Gigi Simoni përfundoi e dyta në Serie A, pas një gare të ashpër dhe polemikash me Juventusin, por e mbylli vitin me triumfin në Kupën UEFA kundër Lazios. Në sulm shkëlqente Ronaldo Fenomeni, i sapoardhur nga Barcelona, i cili shënoi 34 gola në 47 ndeshje, duke udhëhequr një repart ku ishin gjithashtu Zamorano, Recoba, Djorkaeff, Ganz dhe Kanu.
Pas 28 vitesh, në Appiano Gentile gjithçka ka ndryshuar, pronarët, drejtuesit, lojtarët dhe trajneri, por efikasiteti para portës është rikthyer në nivele të rralla. Sot, Interi i Cristian Chivut ka krijuar një lidhje simbolike me atë të Ronaldos. Tani, tandemi ThuLa (Thuram–Lautaro) është zemra e sulmit, me nga 3 gola secili, por ndihma po vjen edhe nga të tjerë: Ange-Yoan Bonny ka shënuar dy herë dhe Francesco Pio Esposito ka gjetur tashmë rrugën e rrjetës. Kjo tregon një larmi zgjidhjesh që Simone Inzaghi, sezonin e kaluar, nuk e kishte, pavarësisht emrave si Taremi, Arnautovic apo Correa.
Nëse sulmi po funksionon në mënyrë të përkryer, mbrojtja mbetet një pikë për t’u përmirësuar. Me 8 gola të pësuar, Inter është ndër gjashtë skuadrat më të “ndëshkuara” të Serie A dhe ka statistikat më të dobëta ndër tetë të parat në renditje. Një kuriozitet: edhe në sezonin 1997/98, skuadra e Semonit kishte pësuar një shifër të ngjashme, 7 gola në të njëjtën fazë. /R.Lika-Koha Jonë/
22 – Negli ultimi 60 anni solo due volte l’#Inter ha segnato almeno 22 gol nelle prime otto partite stagionali tra tutte le competizioni: nel 2025/26 con Cristian Chivu (escluso Mondiale per Club) e nel 1997/98 con Luigi Simoni allenatore (22 reti in entrambe). Graffiante. pic.twitter.com/HyDNaAMjzi
— OptaPaolo (@OptaPaolo) October 7, 2025
KOHA JONË SONDAZH

