Chivu shpërthen: Unë s’kuptoj nga futbolli, shkojmë në gjysmëfinale dhe kritikohemi
Pas fitores kundër Torinos në Kupën e Italisë, trajneri i Interit, Cristian Chivu, është shfaqur i irrituar në konferencën për shtyp, duke reaguar ashpër ndaj një pyetjeje mbi gjysmëfinalen e ardhshme, që do të vijë përpara derbit të kampionatit ndaj Milanit.
“Si, kritika për gjysmëfinalen? Më falni, ndoshta nuk kam kuptuar mirë. Arrijmë në gjysmëfinale dhe ka kritika? Unë nuk kuptoj më asgjë nga futbolli. Shkojmë në gjysmëfinale dhe kjo kritikohet?”
Tekniku zikaltër ka vijuar më tej duke theksuar ambicien e skuadrës, por pa e ngarkuar ekipin me obsesione apo objektiva të shpallura para kohe: “Jemi ambiciozë dhe bëjmë gjithçka për të qenë konkurrues. Nuk duhet të kemi obsesion për asgjë, nuk flas për Tripletë apo për tituj kampioni. Pastaj do të shohim”.
KOHA JONË SONDAZH

