Chelsea arkëton 45 mln paund nga shitja e Brojës dhe Ugochukwu
Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka konfirmuar lajme të mira për Chelsea-s në mbrëmjen e së mërkurës, me klubin londinez që ka mbyllur dy marrëveshje të rëndësishme për largimin e disa lojtarëve.
Sulmuesi shqiptar Armando Broja është shitur përfundimisht te Burnley për një shifër prej 20 milionë paundësh, ndërsa Lesley Ugochukwu ka ndjekur të njëjtën rrugë, gjithashtu drejt Burnleyt, për një shumë prej rreth 25 milionë paundësh. Në total, Chelsea arkëton rreth 45 milionë paundë nga këto dy shitje.
Romano, në një postim në platformën X, shkruan: “Chelsea merr rreth 45 milionë paund nga shitjet përfundimtare të Lesley Ugochukëu dhe Armando Broja te Burnley. Broja u shit për 20 milionë paund, Ugochukwu për rreth 25 milionë paund.”
Këto janë vetëm disa nga lëvizjet e shumta të merkatos që po kryen Chelsea këtë javë, e cila është kthyer në një “javë largimesh” në “Stamford Bridge”. Klubi po përqendrohet te daljet për të balancuar financat dhe për të përgatitur skuadrën për sezonin e ri. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

