Cikalleshi mund të ndryshojë skuadër në Turqi pas problemeve te Konyaspor

Sokol Cikalleshi së fundmi ka pasur probleme te skuadra e Konyaspor. Mediat në Turqi njoftojnë se një tjetër ekip është gati për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Rizespor, që gjithashtu militon në elitën e futbollit turk dhe që madje mban vendin e pestë në tabelë duke pasur pretendime për t’u kualifikuar në Kupat e Evropës edicionin e ardhshëm.

Nëse transferimi do të realizohet, Rizespor do të ishte ekipi u gjashtë turk në karrierën e “veteranit kuqezi”, pas Konyaspor, Akhisar, Basaksehir, Osmanlispor dhe Goztepe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cikalleshi këtë sezon ka shënuar 8 gola e dhuruar 4 asistime në 20 ndeshje duke qenë padyshim ndër më të mirët në skuadër dhe në Superligë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?