Cikalleshi rikthehet te goli në Turqi, realizon edhe Et’hemi (VIDEO)
Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në Superligën turke teksa shënoi për Konyaspor në ndeshjen ndaj Pendikspor në transfertë. Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një penallti, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky ishte goli i parë për kavajasin sa i takon vitit 2024, ndërsa nëse shohim statistikat sezonale, atëherë ky ishte goli i nëntë. Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Konyaspor në repartin ofensiv.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Konyaspor u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Konyasporin.
KOHA JONË SONDAZH

