City bën gati 60 milionë euro për Achraf Hakimin

Manchester City është duke përgatitur një super ofertë për Achraf Hakimin këtë verë. 21-vjeçari ka shkëlqyer në huazimin te skuadra e Dortmundit, teksa janë të shumta klubet që kërkojnë shërbimet e tij, pavarësisht se kartonin e zotëron Realin.

Pas investimit prej 60 milionë euro për Cancelon verën e kaluar, tashmë synimi është që të investojë sërish në krahun djathtë. Një shifër e tillë do të propozohet edhe për mbrojtësin maroken.

Hakimi në dy sezonet e fundit në Bundesligë ka shënuar 12 gola në 71 ndeshje, duke qenë një nga më të mirët në rolin e tij. Guardiola e sheh si përforcimin perfekt, por më parë duhet të mësojë edhe vendimin e CAS për dënimin e pjesëmarrjes në kupat europiane. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP