City bën gati 90 milionë euro për mbrojtësin e Interit

Pep Guardiola është shfaqur i pakënaqur me repartin e mbrojtjes këtë sezon, ku jo rrallë ka përshtatur Fernandinhon në qendër, kjo edhe për shkak të dëmtimeve. Ndaj ka kërkuar një futbollist me peshë në atë pozicion.

Emri në krye të listës është ai i sllovakut të Interit, Milan Skriniar për të cilin Manchester City është gati të paguajë plot 90 milionë euro, për të bindur zikalrit të heqin dorë nga kartoni i tij.

Në fakt Skriniar ka bërë paraqitje mjaft të mira në dy vitet e para si zikaltër, por me skemën me tre të Antonio Contes nuk po përshtatet sa duhet dhe është shndërruar në një mbrojtës normal, ndryshe nga rreshtimi me 4, kur shfaqej gjithmonë lider i prapavijës.

Për këtë arsye edhe vetë zikaltrit janë të interesuar që të arkëtojnë sa më shumë dhe të largojnë sllovakun, për të investuar më pas në ndonjë profil të ngjashëm me atë të Marash Kumbullës.

SHKARKO APP