City bën gati rinovimin me portierin Ederson, me një pagë më të lartë

Manchester City nuk ka ndërmend të heq dorë nga portieri Ederson. Kontrata aktuale mes palëve skadon në vitin 2026. Palët po diskutojnë për një zgjatje të saj edhe për një vit tjetër, natyrisht e shoqëruar edhe me një rritje të rrogës së portierit. Ederson ka luajtur 326 ndeshje zyrtare me Manchester City.

Ederson luan me fanellën e “qytetarëve” që prej vitit 2017, duke qenë një nga të paprekshmit për trajnerin Pep Guardiola. Së bashku ata kanë fituar gjithçka me Manchester City në këto 7 sezone. Rroga aktuale e Ederson është 120 mijë stërlina në javë, por sipas “Daily Star”, pritet që rroga e re të kapë shifrën e 200 mijë stërlinave.

Një vlerësim ky që klubi ka për një lojtar që nuk ka zhgënjyer në gjithë këto vite. Ederson është padyshim një nga shtyllat më të forta të kampionëve të Europës, që tashmë është kthyer në lider për skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?