City bën një tjetër goditje të madhe, pranë firmës me Koulibaly
Në pritje të zgjidhjes së çështjes Lionel Messi, në shtëpinë e Manchester City-it, po punohet për të rregulluar edhe mbrojtjen. Sipas “France Football”, është arritur akordi total me agjentin a Kalidou Koulibaly.
Mbrojtësi do të përfitojë dyfishin e pagës, sa ka aktualisht te Napoli, nga 6 në 12 milionë euro dhe të drejtat për të menaxhuar imazhin e tij. Problemi mbetet bindja e De Laurentiis, i cili kërkon 90 milionë euro, ndërkohë që oferta është 63 milionë euro.
Më shumë mundësi në ditët në vijim palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët, teksa Guardiola tashmë do të ketë në dispozicion edhe një nga mbrojtësit më të vlerësuar në sezonet e fundit. /R.Lika-Koha Jone/