City dhe Barcelona dhurojnë spektakël në miqësore, sfida zgjidhet me 11-metërsha (VIDEO)
Spektakël dhe gola në miqësoren e luajtur në Amerikë mes Barcelonës dhe Manchester Cityt. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-2, ndërkohë që më pas “Blaugranat” fituan 4-1 me penallti.
Serinë e golave e hapi Victor për Barcelonën në minutën e 24-t, por të besuarit e Pep Guardiolës barazuan me të riun O’Reilly. Atëherë kur u mendua se të dyja skuadrat po shkonin në pushimin mes dy pjesëve me barazimin 1-1, ishin sërish katalanasit që kaluan në avantazh me Pablo Torre.
Jack Grealish që në minutën e 60-të realizoi golin e barazimit 2-2, rezultati që nuk ndryshoi deri në fund të 90 minutëshit. Për të përcaktuar fituesit të dyja skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, ku katalanasit u treguan të saktë. Kjo ishte humba e dytë në 4 ditë në turneun miqësor në SHBA për Pep Guardiolën, teksa u mposht edhe nga Milani 2-3.

KOHA JONË SONDAZH

