City dhe Chelsea bëjnë gati 100 milionë euro për “bishën” e Interit
Premier League kthehet në kërcënim për Interin. Romelu Lukaku është objekt i dëshirës së klubeve më të rëndësishme angleze, që synojnë ta rikthejnë sërish. Manchester City dhe Pep Guardiola së fundmi kanë provuar që ta rrëmbejnë, ndërkohë që edhe Chelsea është gjithashtu i interesuar.
Klubi londinez e ka identifikuar sulmuesin belg si zgjedhjen perfekte në sulm, pasi është lojtari për të cilin ka nevojë Tuchel, duke marrë në konsideratë faktin që Haaland është një pistë më e vështirë.
Lukaku është një golashënues, por edhe e ndihmon shumë skuadrën. Timo Werner, i afruar gjatë verës së kaluar, nuk jep shumë garanci për realizimin e golave. Interi nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë pa shumën e 90 milionë paundëve (ose 100 milionë euro), një shifër që City dhe Blutë e Londrës janë gati që ta derdhin në arkat e klubit italian. /R.Lika-Koha Jone/