City e nis me këmbën e mbarë, fiton me 3 gola ndaj Wolves (VIDEO)

Manchester City i Pep Guardiolës e ka nisur me fitore sezonin 2020-2021 të Premier League. “Qytetarët” morën 3 pikë në transfertën ndaj Wolves me rezultatin 1-3.

Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë fillimisht me De Bruyne me penallti dhe më pas me talentin Foden pas asistit të Sterling. Wolves u përpoq të rikthehej në ndeshje në pjesën e dytë por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 78-të me sulmuesin meksikan Raul Jimenez.

Gjithsesi City do të reagonte sërish, duke shënuar edhe golin e tretë në minutën e 95-të me anë të Gabriel Jesus.

SHKARKO APP