City fiton Carabao Cup, mund në finale Aston Villën (VIDEO)

Manchester City është fitues i Kupës së Ligës në këtë edicion, teksa fitoi në finale 2-1 ndaj Aston Villës. Skuadra e Guardiolës e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në fraksionin e parë.

Fillimisht në minutën e 20-të, Sergio Aguero konkretizoi një aksin perfekt brenda zonës së rreptësisë. 10 minuta më pas Rodri shënon një gol të bukur me kokë pas një goditje nga këndi.

Aston Villa nuk u dorëzua, teksa në fundin e pjesës së parë do të shënonte golin e shpresës me Mbwana Samata. Ekipi i Dean Smeath tentoi me ngulm golin e barazimit në pjesën e dytë, por nuk do të arrinin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP