City fiton duelin për zonën Champions ndaj Aston Villas, vendos një gol në shtesë
Manchester City ka mposhtur 2-1 Aston Villan në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Premier League, duke u ngjitur përkohësisht në +4 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për një vend në Champions League.
Spektakli në Etihad u vendos në minutën e 94-të, kur Matheus Nunes realizoi golin që i dha fitoren ekipit të Guardiolës.
Në pjesën e parë, Bernardo Silva zhbllokoi shifrat për Cityn, ndërsa Marcus Rashford barazoi për Villans nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund, ishte Nunes ai që vulosi rezultatin dhe i dha Cityt tri pikë të çmuara në garën për një vend në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

