City fiton me përmbysje ndaj C.Palace, shkon në gjysmëfinalen e FA CUP

Manchester City i bashkohet Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Aston Villa-s në gjysmëfinalet e FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola vuajti jo pak në transfertë ndaj Bournemouth, por arritën të fitonin 1-2 dhe të siguronin biletën për në gjysmëfinale.
Në minutën 12-të, Bernardo Silva fiton penallti, por nga pika e bardhë Haaland do të gabonte. Pak minuta më pas, Evanilson shtyn në rrjetë topin e goditur nga Justin Kluivert dhe vendasit kalojnë në avantazh.
Përmbysja e “Qytetarëve” do të vijë në pjesën e dytë. Në minutën e 48-te, Haaland shlyen gabimin e pjesës së parë dhe barazon shifrat pas asistit të bukur të marrë nga O’Reilly. Goli i avantazhit për City-n do të vinte në minutën e 62-të nga Omar Marmoush.