City “harron” si bëhet goli
Manchester City e nisi keq Premier League-n. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola u mposht 1-0 në Londër, nga Tottenham Hotspur, që luajti pa futbollistin kryesor dhe kapitenin Harry Kane. Arsyeja? City ka ofruar 150 milionë euro për sulmuesin anglez dhe nuk u pa e arsyeshme që të ishte pjesë e kësaj përballjeje.
Në mungesë të Kane, ishte Son ai që vendosi fatin e ndeshjes, me një aksion individual që e përfundoi me një goditje fantastike me të majtën nga jashtë zone, që përfundoi në cepin e poshtëm të portës së mbrojtur nga Ederson.
Kjo është ndeshja e dytë radhazi e sezonit që City nuk shënon gol. Nëse do të llogarisim edhe finalen e Champions të sezonit të shkuar, për City-n bëhen 3 ndeshje zyrtare radhazi ku nuk gjen dot rrugën e rrjetës.