City i Guardiolës ndalet ndaj C.Palace, Arsenali merr një tjetër barazim (VIDEO)
Manchester City dhe Arsenali kanë zhgënjyer në javën e 23-të, duke mos shkuar më shumë se barazimet në ndeshjet respektive. Skuadra e Pep Guardiolës nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Crystal Palace.
Ishte një ndeshje që do të dhuronte shumë emocione, teksa Cenk Tosun do ta zhbllokonte në minutën e 39-të. City është me fat që ka në skuadër një sulmues si Aguero, pasi argjentinasi e dërgon topin dy herë në rrjetë brenda 5 minutave. Fillimisht devijoi në rrjetë një pasim të bukur të Gabriel Jesus dhe më pas shënoi me kokë pas një krosimi të Mendy nga krahu i majtë.
Kur dukej se fitorja ishte futur në kasafortë, Fernandinho është në kohën dhe në vendin e gabuar, pasi e devijoi topin në portën e tij. Ky barazim mund të bëjë që Liverpooli të tentojë një shkëputje edhe më të madhe nëse fiton të dielën ndaj Manchester United.
Arsenali ndërkohë vijon të mos fitojë as me Artetën, teksa u frenua në një barazim 1-1 ndaj Sheffield United. Marinelli zhbllokoi rezultatin në minutën e 45-të, por Fleck vendosi baraspeshën 7 minuta nga fundi. /R.Lika-Koha Jone/