City ka një objektiv të ri në merkato, synon Cherki nga Lyon

Manchester City pritet të bëjë ndryshe të mëdha në verë. Pep Guardiola ka dhënë sinjale të qarta se cikli fitues historik i “Citizens” është drejt fundit dhe ekipi ka nevojë për rifreskim për të rikthyer urinë për suksese.

Në këtë kuadër, merkatoja është tepër e lëvizshme në “Etihad”, me shumë emra që po përmenden si për përforcime, ashtu edhe për largime të mundshme. Një nga objektivat kryesorë është mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders, që është shumë pranë kalimit te City.

Por së fundmi ka dalë në skenë edhe një emër i ri: Rayan Cherki, talenti i ri francez i Lyon-it, shihet si një nga përforcimet më të rëndësishme për rolin e fantazistit, numri 10 klasik. Ky transferim nuk përjashton ardhjen e Reijnders, por do të ishte një shtesë e rëndësishme krahas tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guardiola kërkon me ngulm një mesfushor krijues dhe ofensiv. Fillimisht objektivi kryesor ishte Florian Ëirtz, por me gjermanin që duket se po i afrohet Liverpoolit, City ka intensifikuar kontaktet me Lyon për Cherki dhe gjithashtu me Nottingham Forest për Morgan Gibbs-White, një tjetër profil që pëlqehet shumë nga tekniku katalanas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?