City “luftë” në 3 fronte, Arsenali gati të përfitojë

Arsenali nuk mori më shumë se një pikë në “Anfield”, duke barazuar 2-2 në përballjen e javës së 30-të ndaj Liverpoolit.

City ka mundësinë të ngushtojë diferencën e pikëve nëse fiton ndeshjen e prapambetur. Pas dy javësh, në xhiron e javës së 33-të, në “Etihad”, Arsenali do të ketë provën më të vështirë në këtë sezon.

Skuadra londineze synon të rikthehet te titulli pas 19 vitesh, por duhet t’i bëjë mirë llogaritë me një skuadër si Manchester City. Që në vitet e fundit ka dominuar në shumë drejtime futbollin anglez. “Topçinjtë” u ndalën pas 7 fitoresh radhazi.

Para takimit me kampionët në fuqi do të ndeshet me West Ham dhe Southampton. Në krahun tjetër, “Qytetarëve” do u duhet një impenjim i dyfishtë, pasi do të kenë dy takime me Bayern Munchen për Champions League.

SHKARKO APP