City mendon për të ardhmen, “peshkon” në Spanjë e Portugali
Manchester City ka filluar të identifikojë përforcime të mundshme në repartin e mbrojtjes, përkundër pretendimit të trajnerit, Pep Guardiola se ai nuk dëshiron të bëjë ndonjë afrim në janar.
Spanjolli ka këmbëngulur se lojtarët që City ka në përbërje nuk do të jenë në merkato dhe se ai është i gatshëm të mbështetet te skuadra e tij e tanishme për pjesën e mbetur të sezonit. Por kjo nuk i ka ndaluar skautët e City të identifikojnë disa mbrojtës që mund tu bashkohen qytetarëve në të ardhmen.
City pret që Ake, i cili është një mbrojtës që e kanë shikuar prej kohësh, të ribashkohet në Chelsea falë marrëveshjes prej 40 milionë stërlina që i lejon atij të kthehet në “Stamford Bridge” nga Bournemouth. Por City po monitoron gjithashtu situatat e Pau Torres të Villarreal dhe Ruben Dias të Benfica, të cilët janë nga 22 vjeç dhe vlerësohen si dy nga mbrojtësit më të mirë të rinj në Evropë.
Kalidu Kualibaly raportohet se dëshiron të braktisë Napolin, por ai është 28 vjeç dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester United, të cilët janë të gatshëm të kënaqin kërkesat financiare të De Laurentiis. Guardiola do të ketë një opsion më tepër pas kthimi nga dëmtimi të mbrojtësit të qendrës, Aymeric Laporte në janar, megjithëse mbetet e paqartë saktësisht se kur do të kthehet.
Laporte pretendoi se ai do të kthehej në fillim të dhjetorit, pasi ishte jashtë që nga fundi i gushtit, pas operacionit të gjurit. City ka luftuar në pjesën e parë të sezonit pa shërbimet e Laporte në mbrojtje dhe pasi pa që kapiteni Vincent Kompany të largohej gjatë verës. Përpara transfertës në Wolves, City vetëm në një ndeshje nuk ka pësuar gol, kundër Arsenalit, në 13 ndeshjet e tyre të fundit kanë pësuar në të gjitha garat.