City mund lehtësisht Arsenalin, De Bruyne shënon dy gola dhe jep një asist (VIDEO)
Manchester City mori një fitore shumë të thjeshtë ndaj Arsenalit duke u konfirmuar si forca e tretë në kampionat pas Liverpoolit dhe Leicester. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 3-0 në një ndeshje që kishte si protagonist kryesor Kevin De Bruyne.
Mesfushori belg zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të, me një goditje të bukur në hyrje të zonës, ndërkohë që në minutën e 15-të shërbeu për Sterling, i cili shënoi me portën e boshatisur.
5 minuta nga fundi i pjesës së parë City shënoi edhe golin e tretë me De Bruyne, ndërkohë që në pjesën e dytë ulën ritmin për të mos turpëruar më shumë topçinjtë që vazhdojnë të vuajnë nën drejtimin e Ljunberg. /R.Lika-Koha Jone/