City mund me “poker” Fulham-in dhe arrin një shifër të frikshëm golash (VIDEO)

Manchester City ka kaluar pa probleme në raundin e 1/8-ave të FA Cup, duke fituar me lehtësi 4-0 ndaj Fulham. Skuadra e Guardiolës u bë ekipi i parë shënon 100 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Ndeshja ndaj Fulham nuk pati shumë histori, pasi në vetëm gjashtë minuta lojë miqtë u ndëshkuan me karton të kuq. Ream shkaktoi faull në zonë ndaj Gabriel Jesus dhe duke qenë lojtari i fundit u ndëshkua me karton të kuq.

Gundogan u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe shënoi, ndërsa në minutën e 19-të Bernardo Silva dyfishoi shifrat. Gabriel Jesus shënoi dy gola të tjerë në minutat 72-të dhe 75-të, duke çuar rezultatin në 4-0.

SHKARKO APP