City mund thellë Newcastle, sfidon Arsenalin në finalen e Carabao Cup
Manchester City u kualifikua në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti Newcastle United me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar në “Etihad Stadium”.
Takimi i parë, i luajtur në “St. James’ Park”, ishte mbyllur me fitoren 2-0 të skuadrës së Pep Guardiolës, gjw qw i dha City-t një avantazh të rëndësishëm përpara përballjes së kthimit.
Qytetarët e nisën ndeshjen vrullshëm, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 7-të me Omar Marmoush, i cili realizoi sërish në minutën e 29-të për të dyfishuar shifrat. Vetëm pak minuta më pas, në minutën e 32-të, Tijani Reijnders shënoi golin e tretë, duke vulosur praktikisht kualifikimin që në pjesën e parë.
Newcastle United arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 62-të me Anthony Elanga, por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e takimit. Me këtë sukses, Manchester City siguron biletën për në finalen e Kupës së Ligës, ku më 22 mars në “Wembley Stadium” do të përballet me Arsenalin, në një finale të shumëpritur të futbollit anglez.
KOHA JONË SONDAZH

