City nuk fal, mposht Norwich 5-0 dhe siguron kualifikimin në EFL Cup

Manchester City ka siguruar një fitore të thellë 5-0 ndaj Norwich City në raundin e tretë të EFL Cup, duke prerë biletën për fazën e ardhshme të kompeticionit. “Qytetarët” dominuan takimin në “Etihad Stadium” dhe e zgjidhën ndeshjen me një paraqitje të fuqishme, veçanërisht në repartin ofensiv.

Floyd Samba ishte protagonisti kryesor i pjesës së parë, duke kaluar Manchester Cityn në avantazh në minutën e 29-të. Vetëm tri minuta më vonë, Rayan Cherki dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të komodshëm përpara pushimit.

Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, City vazhdoi presionin dhe gjeti shpejt golin e tretë. Elias shënoi në minutën e 48-të, përpara se Samba të rikthehej në skenë gjashtë minuta më vonë për të realizuar golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për vendasit. Në minutën e 90-të, McAidoo vulosi rezultatin përfundimtar 5-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?