City shkatërron Arsenalin, Guardiola i jep leksion ish-ndihmësit të tij (VIDEO)

Manchester City e kanë rinisur në mënyrën më të mirë Premier League, duke shkatërruar 3-0 Arsenalin. Trajneri Guardiola i dha një leksion ndihmësit të tij Mikel Arteta, por ky i fundit tradhtohet nga zëvendësimet dhe “i zakonshmi” David Luiz.

Xhaka u dëmtua që pas 5 minutash lojë, ndërsa Mari i la vendin pas dëmtimit po në pjesën e parë mbrojtësit brazilian. Sterling do të shënonte në fundin e pjesës së parë me një goditje potente.

Pjesa e dytë nisi sërish me Luiz protagonist, teksa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të. De Bruyne do të shënonte nga pika e bardhë, vetëm dy minuta më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

City nuk e uli ritmin me një lojtar më shumë në fushën e lojës. Foden realizoi dhe golin e tretë për të mbyllur ndeshjen 3-0. Në fundin e ndeshjes pati ankth pas një dëmtimi të Garcias nga një përplasje me portierin Ederson.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?