City triumfon me “poker” ndaj West Ham, ndalet sërish Chelsea

Manchester City rikthehen te rezultatet pozitive në Premier League. “Qytetarët” regjistruan fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mposhtën me shifrat e thella 4-1 skuadrën e West Ham.

Dopieta e Haaland, goli i Foden dhe autogoli i Coufal, i dhanë suksesin skuadrës së Guardiolës. Me këtë fitore, City mban vendin e gjashtë me 34 pikë.

Chelsea regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore. Pas dy humbjeve, “Blutë e Londrës” u ndalën në barazim 1-1 në transfertë nga Crystal Palace. Palmer zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të, ndërsa Mateta barazoi në minutën e 82-të. Me këtë barazim, Chelsea renditet në vendin e katërt me 36 pikë.

SHKARKO APP