City triumfon ndaj Newcastle, vijon ndjekjen ndaj Arsenalit kryesues

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Newcastle United në javën e 27-të të Premier League, në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium.

Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Nico O’Reilly, pas asistit të Omar Marmoush. Reagimi i Newcastle erdhi shpejt, teksa në minutën e 22-të barazoi Lewis Hall, i shërbyer nga Jacob Ramsey.

Vetëm pesë minuta më vonë, City riktheu epërsinë. Sërish protagonist ishte O’Reilly, i cili realizoi golin e dytë personal në minutën e 27-të, këtë herë pas një asistimi nga sulmuesi norvegjez Erling Haaland.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj fitoreje, Manchester City shkon në kuotën e 56 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, duke iu afruar përkohësisht në vetëm dy pikë diferencë me kryesuesit e Arsenal. Nga ana tjetër, Newcastle mbetet me 36 pikë në vendin e dhjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?