City u bë për “aspirina”, Guardiola: Marr përgjegjësit e humbjes!
Manchester City ka pësuar një goditje të fortë në Champions League, teksa u mposht 0-2 në shtëpi nga Bayer Leverkusen. Shtatë ndryshimet e bëra nga Pep Guardiola në formacion rezultuan fatale, duke i dhënë “Aspirinave” një fitore të artë dhe duke e vendosur ekipin anglez nën presion për vijimin e aventurës europiane.
Në përfundim, Guardiola pranoi hapur përgjegjësinë për këtë humbje: “Me kaq shumë ndeshje brenda pak ditësh, duhet të përdor të gjithë lojtarët. Nuk ishim mjaftueshëm agresiv ndaj një ekipi shumë të fortë. Urime Leverkusen. Marr plotësisht përgjegjësinë.”
Një sinjal alarmi për kampionët në fuqi, që tani duhet të reagojnë për të mos rrezikuar rrugëtimin e tyre në Champions.
KOHA JONË SONDAZH

