Çlirimi i bukuroshes braziliane pasi i fejuari i mbijetoi aksidentit në Kolumbi
Ish-mbretëresha e bukurisë braziliane, Marina Strochi, bërtiti pa fund dhe i kërkoi fejuarit të saj të rezistonte, pasi zbuloi se ai u nxorr i gjallë nga mbetjet e avionit të skuadrës së futbollit që u rrëzua në Kolumbi këtë të hënë.
24 vjeçarja ka rrëfyer për MailOnline çlirimin e saj kur zbuloi se mesfushori Alan Ruschel ishte gjallë.
“Ishte një mrekulli. Nuk kam fjalë të përshkruaj sa mirë u ndjeva sepse ishte aq absurde të dije që ai ishte gjallë ndërkohë që shumë të tjerë vdiqën,” tha Storchi.
Ruschel është transferuar në Somer Clinic, një nga spitalet më të mira në Rionegra, Kolumbi dhe po bën progres të dukshëm.
“Ai komunikon vetëm me gjeste për momentin, mund të lëvizë këmbët kur i flas dhe doktorët thonë se ky është një përmirësim absolutisht i madh. Stafi i mrekullueshëm mjekësor gjithashtu tha se ai është jashtë rreziku për jetën,” vazhdon Marina.








/Oranews
KOHA JONË SONDAZH

