“Çmendet” Manchester City, bën gati 275 milionë euro për Yamal në verë

Manchester City po përgatit një ofertë marramendëse për supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sipas të përditshmes spanjolle Fichajes, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë plot 275 milionë euro për adoleshentin që ka magjepsur Europën këtë sezon.

17-vjeçari ka qenë një nga pikat më të forta të Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick, duke koleksionuar 13 gola dhe 19 asiste në 42 ndeshje, një statistikë e jashtëzakonshme për një lojtar kaq të ri. Klubi katalanas synon ta blindojë me një kontratë të re sapo ai të mbushë 18 vjeç këtë verë, por spekulimet për të ardhmen e tij nuk po ndalen.

Pasi refuzuan një ofertë prej 200 milionë euro nga Paris Saint-Germain verën e kaluar, katalanasit mund të përballen me një tjetër ofertë tunduese.

Manchester City është i gatshëm të vendosë rekorde në merkato për të siguruar Yamal, duke e cilësuar si një nga talentet më të mëdha në qarkullim.

SHKARKO APP