“Çmendet” princi i Arabisë Saudite! 480 milionë euro që Fury të ndeshet me Wilder ose Joshua!

“Gipsy King” mori pak ditë më parë gjerdanin e më të mirit të botë në duelin e zhvilluar në Las Vegas, ku mposhti në raundin e tretë Deontay Wilder.

Të pranishëm në “MGM Grand Arena” ishin dhe katër anëtarë të Familjes Mbretërore, përfshirë dhe princin Khaled me këtë të fundit që do të ishte i gatshëm të paguante shifrën e çmendur për të parë Furyn të ndeshet sërish, por kësaj radhe në Arabinë Saudite.

Princi Khaled ka biseduar me Eddie Hearn, promotorin e Anthony Joshuas, që organizoi sfidën kundër Andy Ruiz në Riad, sfidë për të cilën u ndërtua një arenë e posaçme në mes të dunave në vetëm 1 muaj e gjysmë dhe me një kapacitet prej 15 mijë spektatorësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?